Pas raportimit për sulmin e mjekut ndaj pacientit në spitalin e Tetovës ka reaguar edhe kryeshefi i Repartit Kirurgjik, Ylber Besimi.
Besimi me këtë rast mohon të ketë pasur kontakt fizik mes pacientit dhe mjekut, por sipas tij, ka ndodhur e kundërta, pacienti në fjalë, ka sulmuar verbalist ekipin kujdestar gjë që sipas Besimit, është paraqitur edhe në Sektorin e Punëve të Brendshme të Tetovës.
Ekipi kujdestar, shkruan më tej në reagim, kërkon nga pacienti në fjalë që për shpifjen e bërë për cenimin e autoritetit integritetit të mjekëve, i njëjti të kërkoj falje publike tek ekipi kujdestar.