Ngjarja ndodhi të shtunën e kaluar në zonën e Ish-fermentimit në dalje të Shkodrës, një ditë pas vendimit që Komisioni Qendror Zgjedhor mori për rivotimin në komunën Shalë.
I plagosuri Zef Vuksani paralajmëron se do të bëjë vetëgjyqësi nëse autori i plagosjes së tij nuk do të arrestohet dhe të marrë dënimin e merituar. “ Policia e gjykata të marrin masa për dënimin e autorit nëse nuk ndodh do shkojmë në vetëgjyqësi në hasmëri mes dy familjeve”, tha Zef Vuksani, djali i xhaxhait i kandidatit të "Aleancës për Qytetarin" për kryetar të kësaj komune, Bal Vuksan Nika.
Dedë Tonaj ishte kandidati i Partisë Demokratike për zgjedhjet vendore të 8 majit, ku dhe u shpall fitues. Ankimimi i Partisë Socialiste për mënyrën se si u zhvilluan zgjedhjet në këtë zonë bënë që KQZ-ja të marrë parasysh ankesën dhe të bëjë verifikimet e nevojshme. KQZ vendosi që zgjedhjet në komunë të përsëriteshin dhe kjo situatë rindezi konfliktet mes dy kampeve./Telegrafi/