Site icon Telegrafi

Incidenti në Plymouth – identifikohet personi që dyshohet se vrau pesë persona

Një burrë i dyshuar për vrasjen e pesë personave në Plymouth, para se t’ia kthente armën edhe vetës është identifikuar si Jake Davison.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, tre femra dhe dy meshkuj u qëlluan në zonën Keyham të qytetit të enjten në mbrëmje.

Policia tha se incidenti, me të shtënat masive më të këqija në Britani që nga viti 2010, nuk ka të bëjë me terrorizmin.

Pesë persona përfshirë dhe i dyshuari vdiqën në vendngjarje, dhe një tjetër vdiq në spital. Një ligjvënës lokal ka thënë se një viktimë ishte fëmijë.

Jake Davison

Shërbimet e urgjencës u thirrën në Biddick Drive pak pas orës 18:00 të enjten.

Sipas raportimeve, zona është rrethuar dhe policia nuk po kërkon askënd tjetër në lidhje me incidentin. /Telegrafi/

Exit mobile version