Një moment dramatik gjatë ndeshjes mes Francës dhe Polonisë në Euro 2024 ka tërhequr vëmendjen e mediave.
Kylian Mbappe dhe Robert Lewandowski ishin të përfshirë në një incident që ka krijuar polemika dhe ka ngjallur diskutim të madh.
“Lewa nuk e bëri këtë (godi hundën) me qëllim. Kam pasur një reagim instinktiv dhe duhet ta menaxhoj veten më mirë”, ka deklaruar Mbappe për mediat.
Francezi duket se e quajti Robert Lewandowskin ‘një bir k**ve’ në barazimin 1-1 të Francës kundër Polonisë. Polaku goditi pa qëllim Mbappe në maskën që i mbronte hundën tashmë të lënduar në një duel për top.
Është për t’u lavdëruar të shohësh Mbappen që vepron në mënyrë profesionale. Ai e pranon gabimin e tij dhe shpjegon se reagimi i tij i menjëhershëm ishte thjesht emocional.
Është e qartë se nuk kishte përplasje personale mes të dyve, pasi ata u përqafuan pas fishkëllimës së fundit.
Ndërkohë që Polonia është eliminuar, Franca vazhdon rrugëtimin e saj në Euro duke u përballur me Belgjikën në 1/8. /Telegrafi/