Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka folur sot për incidentin e keqtrajtimin të profesor Petraq Milo nga policia malazeze në kufirin midis dy vendeve.
Rama ka zbuluar se kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq dhe ministri i brendshëm e ka telefonuar profesor Milon pas incidentit dhe i ka kërkuar ndjesë, ndërkohë që janë marrë masa menjëherë për të ndëshkuar fajtorët.
Ai e ka falënderuar Abazoviqin për reagimin dhe e ka konsideruar marrëdhënien midis dy vendeve si shumë korrekte.
I pyetur nga gazetarët, Abazoviq e ka konsideruar rastin si të papranueshëm dhe që nuk ka lidhje me marrëdhëniet e mira midis të dy vendeve.
Ai ka përsëritur se i ka kërkuar falje profesor Milos dhe ka shtuar se janë marrë masa për ndëshkimin e këtij rasti.
Kujtojmë se një video e keqtrajtimit të profesor Milos u bë virale në rrjete sociale duke shkaktuar reagimin e opinionit publik. /Telegrafi/