Një person në Fushë-Kosovë është arrestuar pasi i njëjti i vuri flakën me lëndë djegëse tabelës me njehsorë të rrymës brenda një objekti banesor.
Sipas banorëve, veprime të tilla nga ai ka pasur edhe më herët. Kësaj radhe në momentin që hetuan flakët, ata thirrën policinë dhe zjarrfikësit.
Mirëpo, edhe për të dytën herë, pavarësisht tentativës, dëmet ishin veç teknike.
Lidhur me këtë rast, zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, tha se ndaj tij është iniciuar hetim për veprën penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, transmeton Klan Kosova.