Dy qentë që i përkasin presidentit Joe Biden dhe zonjës së parë Jill Biden u kthyen në shtëpinë e familjes Biden në Delaware javën e kaluar.
Një gjë e tillë, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ka ndodhur pas sjelljes agresive të ndodhur në Shtëpinë e Bardhë.
Njëri nga qentë, i cili u adoptua nga Biden në nëntor 2018 nga një strehë e kafshëve në Delaware, kishte qenë i përfshirë në atë që një nga njerëzit e përshkroi si një “incident” me një anëtar të sigurimit të Shtëpisë së Bardhë.
Gjendja e saktë e viktimës është e panjohur, megjithatë, siç shkruan CNN, episodi ishte mjaft serioz sa qentë më pas u zhvendosën në Wilmington, Delaware, ku do të mbesin edhe më tej.
CNN thekson se i është drejtuar Shtëpisë së Bardhë për komente por nuk mori ndonjë përgjigje menjëherë.
Ndryshe, Champ dhe Major u zhvendosën në Shtëpinë e Bardhë në janar, më pak se një javë pas inaugurimit të Biden. /Telegrafi/