Site icon Telegrafi

Incidentet për Kishën e Toplicës, Komuna e Vrapçishtit jep detaje se çfarë ndodhi

Përfaqësuesja e Komunës së Vrapçishtit, Resmije Musa ka dhënë detaje se çfarë ka ndodhur me banorët për Kishën e Toplicës, që banorët thonë se vetëm po pastrojnë hapësirat e kishës.

Musa tha se pak para se të përfundonin orarin e punës, një grup qytetarësh shkuan para objektit të komunës që siç thotë, teksa mbanin shtylla hekuri e përdornin fjalë të pahjishme, u ngjitën deri në zyrën e kryetarit të Komunës.

Lexo po ashtu Kisha në fshatin Toplicë shkakton incidente në Komunën e Vrapçishtit

Për shkak të tensioneve, Musa thotë se organet e rendit dhe kryetari e kanë paraparë që të caktohet një ditë për takim me qytetarët.

Ndryshe, sot Policia e Tetovës ka kryer kontrolle në hapësirat e Kishës së Toplicës, për të cilën kishte informacione se po bëhen ndërtime. Kontrolli i policisë erdhi pas denoncimit nga inspektori i urbanizmit të Komunës së Vrapçishtit, i cili pretendon se vendin në fjalë realizohen punë ndërtimore të jashtëligjshme – Kishë./Telegrafi/

Exit mobile version