Site icon Telegrafi

MOST: Incidentet para njërit nga vendvotimet jashtë vendit e dëmtojnë të drejtën e votës

Incidentet para një nga vendvotimet jashtë Maqedonisë dëmtojnë lirinë e qytetarëve që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre, vlerësoi sot asociacioni qytetare MOST.

MOST e mbikëqyr votimin e sotshëm të personave të sëmurë dhe personave të sëmurë dhe personave në burg, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“E drejta e votës është e garantuar me kushtetutën e Republikës së Maqedonisë dhe askush nuk ka të drejtë të lëndojë. I inkurajojmë qytetarët që gjatë ditës së nesërme lirisht ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre, ndërsa institucionet kompetente t’i mundësojnë kushtet”, apelon MOST.

Lexo po ashtu Në Australi një grup maqedonas filmojnë dhe kërcënojnë secilin që voton në referendum (Video)

Votimin i nesërm do ta ndjekin më shumë se 1.500 mbikëqyrës ndërsa mbikëqyrësit e MOST-it do ta ndjekin procedurën e votimit gjatë gjithë ditës.

“Gjatë ditës, qytetarët që duan të raportojnë parregullsi eventuale apo japin informacione lidhur me procesin zgjedhor, mund ta bëjnë atë përmes linjës telefonike falas 080 080 080”, thonë nga MOST./Telegrafi/

Exit mobile version