Site icon Telegrafi

Incidentet ndëretnike në veri kanë rënë

Shefja e Zyrës administrative e komunës së Mitrovicës së Veriut, Adriana Hoxhiq e ka vlerësuar pozitivisht gjendjen në veri.

Ajo ka bërë me dije se incidentet ndëretnike kohët e fundit në këtë pjesë të Kosovës kanë rënë.

Hoxhiq në këtë intervistë për ‘Epokën e re’ ka vlerësuar se edhe procesi i integrimit është duke shkuar në drejtim të duhur megjithëse, sipas saj, ky proces po ecën ngadalë.

Ajo ka theksuar se me një qasje pozitive të qeverisjes lokale pjesa e veriut mund të bëhet shembull i bashkëjetesës në vend. /Telegrafi/

Exit mobile version