Site icon Telegrafi

Incidente në protestën e sotme në Athinë

Siç raportojnë nga AIM, incidente kanë ndodhur para Kuvendit të Greqisë gjatë protestës në Athinës, që u organizuar kundër marrëveshjes së Prespës.

Një grup i personave të maskuar me flamuj grekë të grupeve ekstreme të djathta kanë tentuar të depërtojnë kordonin e policisë afër monumentit të ushtarit të panjohur para Kuvendit grek, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu Athinë, nisin protestat kundër marrëveshjes së Prespës (Video)

Ata, me gjësende, shishe dhe materiale piroteknike e kanë sulmuar policinë greke, e cila është përgjigjur me bomba lotsjellës. Drejt policisë janë hedhur edhe ngjyra./Telegrafi/

Exit mobile version