Policët kanë mbyllur Urën Westminster, një javë pas sulmit terrorist në Londër pas njoftimeve se një njeri është hedhur në lumin Thames.
Gjithashtu, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, edhe ekipet e shpëtimit kanë ardhur në vendin e ngjarjes.
Incidenti ka ndodhur në të njëjtën ditë kur njerëzit ishin mbledhur në nderim të viktimave të sulmit të para një jave në Londër.
Ishte Khalid Masood ai që përplasi makinën e tij në një turmë të njerëzve që kalonin në urën Westminster të dielën e kaluar duke vrarë tre persona.
Ai pastaj përplasi makinën e tij në një portë jashtë Dhomave të Parlamentit dhe qëlloi me thikë një polic, para se të qëllohej për vdekje. /Telegrafi/