Telegrafi

Incident i rrallë në Shkup, aziatikët sulmojnë me thikë një person

Përdoruesit e rrjeteve sociale sot kanë shpërndarë video të një incidenti, i cili ka ndodhur në Qendrën Tregtara “Leptokaria”.

Nga pamjet e publikuara mund të shihet se bëhet fjalë për një zënë në mes dy aziatikëve (djalë dhe vajzë) dhe një personi tjetër.

Në video mund të shihet se ata dy tentojnë ta godasin personin e tretë, e ndjekin atë nëpër rrugët e qendrës tregtare me thikë kasapi.

Për këtë ngjarje dhe nëse ka të lënduar, akoma nuk ka njoftim zyrtar./Telegrafi/