Një incident i rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Glloboqicë të Komunës së Dragashit.
Një i mitur është plagosur me pushkë gjuetie derisa po luante me shokët.
Lajmin e bëri të ditur për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.
Ai thotë se ngjarja e rëndë ka ndodhur derisa të miturit që ishin të afërm mes vete, po luanin me një pushkë gjuetie brenda një dhome.
I plagosuri sipas Osmanollajt ka lëndime të rënda dhe momentalisht është duke u trajtuar në spitalin e Prizrenit.
Kujtojmë, fshati Glloboqicë i përket trevës së Gorës në Komunën e Dragashit dhe banohet nga qytetarët e komunitetit goran./Telegrafi/