Një adoleshent nga Amerika ka habitur personelin e aeroportit në San Francisko, kur ai hapi derën e e sigurisë në aeroplan pas uljes dhe kërceu mbi pistë.
Një zëdhënës i aeroportit ka thënë se 17-vjeçari pas incidentit, u arrestua dhe u dërgua në stacionin e policisë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
E gjitha ndodhi derisa aeroplani ishte duke pritur në pistë për të hapur daljet e aeroportit, adoleshenti vrapoi drejtë nëpërmjet stafit, hapi derën e sigurisë dhe u hodh në afsalt.
Sipas stjuardesës, ai dukej sikur ai ishte nën stres emocional, por motivet e tij nuk janë të njohura ende.
Zyrtarët e policisë ndërkaq kanë konfirmuar se i riu është një qytetar amerikan, i cili nuk ka marrë ndonjë lëndim gjatë incidentit. /Telegrafi/
Here's a look at the plane that a teen apparently jumped from at #SFO this afternoon: https://t.co/WeUos2TVHt pic.twitter.com/7P5JPDQufs
— ABC7 News (@abc7newsbayarea) August 1, 2017