Telegrafi

Incident në Wimbledon: Tenistja çeke kërcënohet me vrasje në rast se humb

Barbora Strycova ka përjetuar momente të tmerrshme gjatë rrethit të parë në Wimbledon.

Tenistja çeke është kërcënuar me vrasje gjatë momentit kur u ndërpre si pasojë e shiut ndeshja me Riogin.

“Kam vënë shumë të mëdha të parave për ty. Fitoni ose unë më vonë do të qëroj hesapet me ju”, raportohet t’i ketë thënë sulmuesi Strycovas, e cila shtoi se e kërcënoi se do ta zhdukte edhe familjen, transmeton Telegrafi.

“Unë nuk do të ankohem, por nuk është e rehatshme kur dikush të thotë se do ju vras. Është e neveritshme”, tha tenistja e 20 në botë.

Organizatorët e turneut kanë qenë të informuar për këtë incident, ndërsa tenistja çeke në fund e fitoi ndeshjen me rezultat 2-0, në sete 6:3 dhe 6:3. /Telegrafi/