Këtë të hënë rreth orës 12:00, në Komisariatin e Policisë Dibër është paraqitur një 37 vjeçar, Shaban Uklala banues në Peshkopi dhe me detyrë Përgjegjës finance në Spitalin Rajonal Dibër, i cili ka raportuar një incident të ndodhur në ambientet e këtij spitali.
Ai ka deklaruar se pas një konflikti verbal, është goditur me një send të fortë në fytyrë nga shtetasja Irini Shehu 44-vjeçe, drejtoreshë e Spitalit Rajonal Dibër.
Pas kryerjes së veprimeve hetimore, është nisur procedimi penal për drejtoreshën e Spitalit Rajonal Dibër e dyshuar për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme. /Telegrafi/