Një incident ka ndodhur në një nga qendrat e votimit në Skrapar ku raportohet dhe për të lënduar.
Konkretisht në qendrën 3554, ku i dëmtuar ka mbetur Astrit Nurellari i LSI i cili ndodhet në spital.
Ndërsa mësohet se konflikti ka qenë pasi doktori i spitalit Astrit Dyrmishi nga PS, dikur ka hequr nga puna Nurellarin.
Konflikti ka nisur para Qendrës së votimit.