Boshko Obradoviq, lideri i lëvizjes opozitare në Serbi “Dveri” ka goditur me miun e kompjuterit, përfaqësuesin e SNS, Aleksandër Martinoviq.
Sipas mediave serbe, përcjell Telegrafi, incidenti erdhi pasi Martinoviç përfundoi një diskutim në Bordin Administrativ ku më parë ai po dëgjonte për dënimet e shqiptuara ndaj deputetëve.
Para kësaj, Martinoviç i hoqi fjalën Obradoviçit, në të cilën kreu i Dverit reagoi ashpër, sepse, siç tha ai, ai kishte edhe tre minuta për të folur.
I nervozuar me këtë, Obradoviq iu afrua Martinoviqit dhe e goditi atë dy herë me një mi kompjuteri.
Pas kësaj, deputetët e pranishëm në sallë reaguan për të mos lejuar edhe ndonjë konflikt fizik. /Telegrafi/