Një incident i vogël është regjistruar në fund të protestës së opozitës, pas mbarimit të fjalimit të ish-kryeministri Sali Berisha.
Një grup protestuesish çanë kordonin e policisë dhe qëlluan me bojë të kuqe e të zezë muret e ndërtesës së Kryeministrisë.
Një person është shoqëruar me forcë nga policia. Ndërkohë, protestuesit kanë ndezur edhe qirinj në shkallët e Kryeministrisë.
Sipas të dhënave, personi i arrestuar kishte një thikë në dorë dhe po qëllonte dyert e Kryeministrisë.