Në fakt, disa ‘huliganë’ prizrenas i kishin thyer xhamat e autobusit të ish- KB Studentit, teksa ndeshja po zhvillohej.
“Turp për atë që ndodhi në Prizren. Ne shkuam për ta zhvilluar një ndeshje miqësore, s’e kishim menduar një pritje të tillë të tifozëve”, ka postuar kryetari i klubit pejan, Arbër Elshani, në rrjetin social, Facebook.
Sa për informatë, Bashkimi e fitoi ndeshjen me rezultat bindës 87-57, por rezultati doli në plan të dytë, pas asaj që ndodhi jashtë palestrës ‘Sezai Surroi’. /Express/Telegrafi/