Gjatë ditës së djeshme rreth orës 16 e 45 minuta në afërsi të Tabanocit është paraqitur se njëzetenjëvjeçari М.А. dhe njëzeteshtatëvjeçari A.B., që të dy nga Siria, derisa janë kthyer nga fshati Llojan drejt Tabanocit, duke lëvizur nëpër fushë, kanë qenë të sulmuar fizikisht nga pesë persona të panjohur, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Me këtë rast njëri nga refugjatët është prerë me thikë. Pas arritjes në Tabanoc, personat në fjalë kanë kërkuar ndihmë nga ekipi i Kryqit të kuq, ku të plagosurit i është dhënë ndihmë mjekësore.
MPB ka ndërmarrë masa për gjetjen e sulmuesve./Telegrafi/