Telegrafi

Incident me armë në një shkollë në Florida, një i plagosur (Foto)

Një nxënës është plagosur pasi një djalë hapi zjarr në një shkollë të lartë në Florida, në 19 vjetorin e masakrës së Columbine-s.

Policia, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, ka thënë se sulmuesi i armatosur, i cili është një nxënës në shkollë, e qëlloi nxënësin tjetër në kyçin e këmbës dhe u mor në paraburgim.

Incidenti thuhet të ketë ndodhur në një shkollë në Ocala, rreth 60 kilometra në veri perëndim të Orlandës, rreth orës 8:30 të mëngjesit të së premtes – sipas orës lokale.

Viktima, siç bëhet e ditur më tej, nuk pësoi lëndime të rënda për jetën, me zyrtarët që aktualisht po punojnë për të zbuluar nëse incidenti ishte aksidental apo i qëllimshëm. /Telegrafi/