Site icon Telegrafi

Incident i armatosur në Strugë, mbetet i vrarë një 23 vjeçar

Një 23 vjeçar nga fshati Poum i Strugës sot në orët e pasdites është qëlluar më armë zjarri.

Sipas informative nga SPB Ohër, ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:40 minuta, kur personi me iniciale U. B. I lindur në vitin 1997 nga fshati Poum ka gjuajtur me armë mbi personin Z. B. I lindur në vitin 1996 dhe V.B I lindur në vitin 1973 si dhe ndaj disa personave të tjerë. 23 vjeçari Z.B. ka ndërruar jetë në vendngjarje derisa V.B. është dërguar në spitalin e Strugës.

Personi U.B. I cili ka gjuajtur me armë siç njoftojnë nga policia vetë është paraqitur në stacionin policorë të strugës. Policia ka ndërmarr të gjitha masat për zbardhjen e plotë të rastit./alsat/

Exit mobile version