Para pak çastesh janë dëgjuar të shtëna në Çair në afërsi të marketit Princ, njofton televizioni “Alsat-M”
Sipas informatave të fundit është qëlluar me dy plumba Valon Bela funksionar i BDI-së dhe drejtor i Klinikës gjinekologjike. Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e përleshjes me armë zjarri.
Policia tashmë është në terren dhe po hetojnë rastin në fjalë.