Familja Kardashian ka zvogëluar maksimalisht paraqitjet në publik në mënyrë drastike që nga rasti i vjedhjes së Kim Kardashian dhjetë ditë më parë në Paris.
Por dje Kendall kishte vendosur që të dilte haptas dhe këtë e kishte bërë jo edhe në mënyrën shumë të duhur.
Ajo ishte parë duke drekuar me Scott Disick, i cili është ish-bashkëshorti Kortney Kardashian me të cilën i ka tre fëmijë.
Shumë revista amerikane kanë thënë se 20 vjeçja është në lidhje me Disick e disa edhe kanë shkruar se ajo është shtatzënë me fëmijën e tij.
Kjo lidhje po konsiderohet si incesti i radhës për këtë familje, pas lidhjes së çuditshme mes Rob Kardashian, Kylie Jenner, Blac Chyna e Tyga.
Por i gjithë ky rreth vicioz mund të shkaktohet me qëllim nga Kardashianët vetëm sa për të marrë vëmendjen e nevojshme për imazhin e tyre.