Simone Inzaghi e pranon se ishte një lehtësim i madh kur Edin Dzeko shënoi golin e parë ndaj Shakhtar Donetsk, ndërsa kalimin në raundi e 16-të më të mirave në Ligën e Kampionëve do të ishte një arritje e madhe.
Nerazzurrët do të mund të festojnë kualifikimin në 1/16, diçka që Interi nuk e ka shijuar për një dekadë, nëse Real Madridi nuk do të humbasë ndaj Sherifit këtë mbrëmje.
“Goli hapës i Dzekos ishte si largimi i një peshe të madhe nga supet tona pasi krijuam kaq shumë”.
🎙️ | MISTER
L'analisi dopo il 2-0 contro lo Shakhtar 👇https://t.co/F4BebLuOZP
— Inter ⭐⭐ (@Inter) November 24, 2021
“Arritja në 1/16 do të ishte një arritje e madhe, e thashë që ditën që u prezantova si trajner i Interit. Ditën që firmosa kontratën, thashë se ky ishte objektivi, diçka që Interi nuk e kishte bërë për më shumë se 10 vjet”.
“Tani kemi 10 pikë dhe kemi fituar tre radhazi, duke marrë këtë fitore vetëm tre ditë pasi mundëm Napolin në Serie A”, ka thënë Inzaghi për Sky Sport Italia./Telegrafi/