Sot në lagjen e spitalit, në Komunën e Prishtinës, nga i pari i kryeqytetit, Shpend Ahmeti, është inauguruar “Parku i të Martuarve”.
Ahmeti para të pranishmëve ka theksuar se njerëzit kur martohen kanë dëshirë që ta lënë një shenjë të martesës së tyre, dhe se sipas tij, kësaj radhe “ne ju ofrojmë një rast të ri, që këtë shenjë ta lënë për ta mirën e kryeqytetit”.
“Po e shfrytëzojmë dëshirën e tyre për të lënë një shenjë, duke iu ofruar mundësi ta kenë drurin e tyre”, ka thënë ai.
Sipas tij, kjo nuk do të jetë hapësira e vetme, në të cilën do të ketë këso lloj parqesh, duke theksuar se komuna të cilën ai e drejton, për tri vite ka mbjellë mbi 4 mijë drunj. /Telegrafi/