Është inauguruar sot Klubi i Prodhuesve, i cili si synim ka përmirësimin e klimës së të bërit biznes. Në këtë inaugurim ku pjesëmarrës ishte edhe kryeministri Isa Mustafa, u tha që themelimi i këtij klubi është akt simbolik për tetë vjetorin e Pavarësisë.
Sipas kryeministrit ky inaugurim është mënyra më e mirë për të shënuar përvjetorin e Pavarësisë.
Mustafa tha se përmes fuqizimit të sektorit privat do të ketë edhe më shumë zhvillim të ekonomisë.
Klubi i ka nëntë kompani që janë të bashkuara dhe kanë për qëllim ta ndryshojnë klimën e të bërit biznes.
Klubi synon ndryshimet e ekonomisë, ku do të ketë rritje të të ardhurave, ulje te varfërisë dhe zhvillim ekonomik. /Telegrafi/