Telegrafi

Inaugurohet baza e të dhënave e Trashëgimisë Kulturore të Kosovës

Me këtë rast, do të regjistrohet “Hyjnesha në Fron” si objekti i parë që futet në bazën digjitale të të dhënave. Baza e të dhënave do të shërben si platformë për futjen e informatave për të gjitha kategoritë e trashëgimisë kulturore të Kosovës (arkitektonike, arkeologjike, shpirtërore) që nga përnjohjet deri të listat zyrtare të vlerave.

Krijimi i Bazës se të Dhënave është pjesë e projektit “Forcimi i Kapaciteteve në Institucionet e Kosovës të për menaxhim të trashëgimisë kulturore” i cili mbështetet nga Qeveria Britanike dhe fondacioni suedez “Cultural Heritage without Borders”, i cili është edhe zbatues i këtij projekti.

Pas inaugurimit të databazës së të dhënave do të mbahet një konferencë për media.