Telegrafi

Me inaugurimin e “Kings Leagues Americas” – Gerard Pique ‘zhduket’ para syve të tifozëve që kërkonin autografe

Me rastin e inaugurimit të Kings Leagues Americas, ish-futbollisti dhe presidenti aktual i kësaj lige, Gerard Pique, mori pjesë në eventin e prezantimit të turneut..

Ish-mbrojtësi spanjoll shkoi në Meksikë për të qenë pjesë e ceremonisë zyrtare në të cilën u njoftuan skuadrat pjesëmarrëse.

Megjithatë, gjatë një pauze në shfaqje, një tifoz regjistroi momentin në të cilin Pique kaloi nëpër skenë duke folur në telefon, ndërsa ai po shkonte drejt një fëmije që po kërkonte një autograf në fanellën e tij të Barcelonës.

Pikërisht në atë moment, kur Pique ishte centimetra larg tij, ai u zhduk në një çast pasi ra në një gropë më shumë se dy metra të thellë.

Disa të pranishmit u afruan shpejt për ta ndihmuar, por që legjenda e Barcelonës kishte shpëtuar pa lëndime të rënda dhe se ishte ngritur shpejt në këmbë. /Telegrafi/