Telegrafi

Inaugurimi i Trump, Julian Deda me “ftesën” më interesante në rrjetet sociale (Foto)

Aktori i njohur i humorit, Julian Deda, është shumë i pëlqyer nga publiku për humorin e tij.

Shpesh ai ndan me ndjekësit e tij në rrjetet sociale fotografi dhe video qesharake, me anë të të cilëve tërheq edhe më shumë fansa.

Lexo po ashtu Puthja e prezantuesve shqiptarë, reagon aktori i njohur (Foto)

Së fundmi, ai ka publikuar një imazh në llogarinë personale në Instagram, përmes së cilës ka shfaqur shakanë e radhës.

Në fotografi shfaqet një letër si ‘ftesë’, kinse është ftuar për të qenë pjesë e ceremonisë së Donald Trumpit.

Aktori i njohur ka shkruar me shaka se është ftuar për të qenë pjesë e kësaj ceremonie, por heziton të shkojë. /Telegrafi/