Neglizhenca, por edhe inati në komunikacion shpesh përfundojnë me pasoja të rënda.
Dy të rinj këtë mëngjes kanë marrë lëndime të rënda dhe kanë përfunduar në spital, pasi me makinën e tyre janë përplasur në një shtyllë elektrike në lagjen Gazi Babë në Shkup.
Sipas informacioneve të para, makina e tipit “BMW” duke tentuar të shmang goditjen e drejtpërdrejtë me një makinë tjetër nga drejtimi i kundërt pasi nuk i është lejuar tejkalimi i një makine tjetër me shpejtësi më të madhe, ka goditur shtyllën elektrike dhe ka dalur në anën tjetër të rrugës, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Dy persona, mosha e të cilëve nuk bëhet e ditur janë lënduar rëndë. Nga policia thonë se personat e lënduar prej makine janë nxjerrur nga zjarrfikësit, ndërsa shtojnë se për momentin janë në gjendje të mirë.
Edhe pse sipas informacioneve të MPB-së numri i aksidenteve është ulur gjatë periudhës së fundit, për vetëm dy ditë në aksidente trafiku kanë humbur jetën dy persona. Njëri person ndërroi jetë në një aksident në rrethinën e Prilepit, ndërsa në një aksident në Tetovë, humbi jetën një grua./Telegrafi/