Telegrafi

INA, kompania më e suksesshme në Evropën Juglindore

Të ardhurat nga shitjet e INA-s i kanë tejkaluar 3,7 miliardë eurot gjatë vitit të kaluar.

Në studim janë analizuar kompani nga Bosnja dhe Hercegovina , Bullgaria, Kroacia, Maqedonia, Moldavia, Mali i Zi, Rumania, Serbia dhe Sllovenia.

Sllovenia është e përfaqësuar me më shumë kompani mes 100 të parat më të suksesshme në regjion – 23 në numër, kurse tjetra është Kroacia me 21 kompani mes 100 më të suksesshmet në Evropën Juglindore.

Studimi tregon se, sektori i naftë-sjellëses dhe të gazit natyror është një degë prijëse në ekonominë e regjionit, të pasuar nga prodhimi i energjisë elektrike, telekomunikimet, metalurgjia dhe ndërtimi.