Ish ylli i kriketit që është shndërruar në politikan, Imran Kahn e ka dhënë betimin si kryeministri ri i Pakistanit, pasi partia e tij fitoi zgjedhjet gjatë muajit të kaluar me shumicë votash.
Khan siguroi 176 vota nga Asambleja Kombëtare, duke mposhtu kandidatin opozitar Shahbaz Sharif, partia e së cilit grumbulloi 96 vota, transmeton Telegrafi.
Gjatë betimit që dha në ditën kur pranoi postin, 65-vjeçari ishte i përlotur dhe shumë i ngurtë.
Pasi premtoi se do të ndalojë çdo politikan të korruptuar, ai tha se do të shkojë të jetojë në shtëpinë e tij në Islamabad, duke refuzuar të qëndrojnë në rezidencën luksoze kryeministrore.
“I premtoj Zotit, që secili që e ka ndotur këtë shtet, do ta paguajë. Nuk u ngjita nga krahët e ndonjë diktatori, e fitova me meritë, pas mundimeve 22 vjeçare” ka thënë mes tjerash Khan.
Opozitari Sharif dhe partia e tij, u munduan t’ia ndërprenë fjalimin, duke bërë thirrje kundër tij. Por, ai iu kundërpërgjigj se askush nuk do të mund ta kërcënojë, apo ta ndalë në rrugëtimin për një shtet më të mirë. /Telegrafi/