Telegrafi

Imran Bunjaku rikthehet pas gjashtë viteve te Grasshoppers

Imran Bunjaku është rikthyer përsëri në klubin e fëmijërisë, Grasshoppers.

Gjiganti zviceran ka bërë rikthimin në elitë, derisa me vete ka marrë edhe mesfushorin gjilanas, Imran Bunjakun.

28-vjeçari ishte larguar nga GC në verën e vitit 2015 dhe që nga ajo kohë ishte pjesë e klubit zviceran Schaffhausen në Challange League.

Bunjaku në fakt në janar arriti marrëveshje me Grasshopperin për t’iu bashkuar si transferim i lirë, por nuk shkoi gjithçka siç ishte planifikuar.

GC nuk arritën ta largonin një futbollist dhe Bunjaku mbeti nga janari deri në qershor pa u regjistruar si lojtar i gjigantit zviceran, edhe pse vazhdimisht ka stërvitur me ta.

Tanimë Bunjaku është zyrtarizuar si përforcim i ri i klubit dhe ka nisur fazën përgatitore me pjesën tjetër të skuadrës.

Mesfushori defensivë kësisoj do të jetë një ndihmesë e madhe për klubin zviceran në Superligë.

Kujtojmë që gjilanasi më parë ka luajtur për grupmoshat e Shqipërisë, derisa ishte i ftuar edhe nga Përfaqësuesja e Kosovës nga viti 2014 deri më 2016.

Te GC përveç Bunjakut aktivizohen edhe futbollistët tjerë shqiptarë si Ermir Lenjani dhe Shkëlqim Demhasaj. /Telegrafi/