Telegrafi

Improvizuan propozimin për martesë, për të përfituar ëmbëlsirë falas (Foto)

Cati Domitrovich dhe shoqja tij Alex Nagle nga Teksasi i Shteteve të Bashkuara e kanë improvizuar aktin e propozimit për martesë në një restoarnt, në mënyrë që të përfitojnë ëmbëlsira dhe pije falas.

Derisa 17-vjeçarja ishte në tualet, shoku tij dy vjet më i vjetër, i ka kërkuar kamerieres të fotografojë, në momentin që ai ia dhuron partneres unazën, transmeton Telegrafi.

Duke e parë se ishte shumë serioz, ajo kërkoi nga stafi t’ia përgatisin një pjatë të madhe me ëmbëlsirë dhe ta shkruajnë ‘urime’ me çokolatë.

Pjata me ëmbëlsirën që fituan për propozimin e rrejshëm për martesë

“Tërë kohës u shtirëm që ishim çift dhe ata nuk patën mundësi të dyshojmë se diçka nuk është në rregull”, ka shkruar Nagle poshtë fotografive të postuara në rrjetin social.

Në anën tjetër, komentuesit e kanë pëlqyer shumë këtë veprim, ndërsa shumica janë shprehur se do të veprojnë në këtë mënyrë.

“Sa herë që shkojmë në pushime, shtiremi kinse jemi të sapomartuar, vetëm që t’i marrim ato dhuratat e vogla”, është një koment që e shoqëron rastin. /Telegrafi/