Site icon Telegrafi

Improvizojnë skenë krimi me keçap, por mahia nuk shkoi siç planifikuan (Foto)

Nataleigh Schlette dhe Micah Risner nga Ohio e Shteteve të Bashkuara, kanë dashur të mahiten me miqtë, se kinse iu ka ndodhur tragjedi, por në derë të shtëpisë iu kanë shkuar forcat e rendit.

Të dashurës së shtrirë në vaskë, ai i ka vënë keçap duke improvizuar sikur të jetë gjak dhe e ka fotografuar, transmeton Telegrafi.

Imazhin ku shfaqet sikur ta ketë sulmuar me thikë, ia ka dërguar grupit të miqve, të cilët janë tmerruar me atë që kanë parë dhe e kanë njoftuar Policinë.

E mbuluar me keçap sikur të jetë prerë me thikë

“Ju lutem më ndihmoni! Nuk desha të ndodhë kjo, ishim duke u përleshur dhe ja si përfunduam”, shkruan në përshkrimin e rastit.

Mirëpo, kjo nuk ka mbetur vetëm si lojë me shokë, meqenëse tre prej tyre kanë kërkuar ndihmë duke e dhënë adresën ku ata jetojnë.

Pas marrjes në pyetje ata janë liruar, por pasi të jenë kritikuar për lojën bizare dhe aspak të këndshme. /Telegrafi/

Exit mobile version