Lin Guozhong nga Henani i Kinës, e ka improvizuar funeralin e vet, për të parë se kush do ta përcillte deri te banesa e tij e fundit.
Burri 58-vjeçar ka hyrë në arkivol, derisa familjarët dhe miqtë e bartnin dhe bënin kinse qanin, transmeton Telegrafi. Madje, ai ka kërkuar që para se të niset për në varreza, të organizohen të gjitha ceremonitë e nevojshme, si: parakalimet, lutjet dhe dreka për të pranishmit.
“Asnjëherë nuk kam qeshur në varrime, por kishte momente të çuditshme këtu”, ka thënë një i pranishëm lidhur me rastin.
Për këtë eksperiencë të pazakontë, ai i ka shpenzuar afro tremijë euro, sepse kryerja e zakoneve funebre kudo kushton. /Telegrafi/
https://youtu.be/kdZ_-xrQ3NE