Telegrafi

Improvizohet Talent Show në TV Lumi, reperi Lumi B paraqitet komik në rolin e modelit

Në televizionet tona të shpeshta janë emisionet ku kërkohet eksplorimi i talentëve të ndryshëm.

Së fundmi në rrjetet sociale kanë bërë xhiro videot e emisioneve të talentëve kur persona të ndryshëm shfaqin talentin e tyre.

I shpejt ka qenë reagimi i Lumi B, i cili ka formuar një Talent Show të tij në rrugë, të cilin e ka quajtur TV Lumi.

Në juri janë deejayt të njohur Dj Flow dhe Dj Geek, teksa audicionet në video shihet se po mbahen para objekteve të shtëpisë së hiteve, RedBox.

Lumi paraqitet në rolin e modelit, duke shkaktuar shumë të qeshura dhe reagime në rrjetet sociale.

Natyrisht ky ishte një improvizim i komik i reperit i cili bëri xhiron në rrjetet sociale.

Lumi B vetëm ditë më parë lansoi goditjen tij, “Makiato”, me tekst të fuqishëm ku thumbon rivalët e tij. Projekti u punua nga BigBang në RedBox.

Ky ishte vetëm projekti i dytë për Lumin në pak kohë pas publikimit të videos për këngën “Kush je Ti” në bashkëpunim me Gjikon. /Telegrafi/