Telegrafi

Improvizimi i pazakontë në kuzhinën e ngushtë, i bëri të gjithë të shikojnë me habi (Foto)

Pronari i një banese të vogël në Elizabeth Bay të Australisë, e ka reklamuar atë përmes internetit për ta dhënë me qira.

Për banesën që ndodhet në një zonë shumë të lakmueshme, ka pasur interesim të madh, megjithëse shikuesve nuk iu iku një detaj i vogël, por jo i parëndësishëm, transmeton Telegrafi.

Brenda kuzhinës së ngushtë, ishte bërë një improvizim, me të cilin askush nuk do donte të përballej.

Frigoriferi mbi makinën e larjes së rrobave

Frigoriferi që ka edhe pjesën për ngrirje të thellë, është vendosur sipër makinës për larjen e rrobave, që e bën përdorimin shumë të papërshtatshëm.

“Veprim i zgjuar, sepse mund të hipësh mbi kovën e rrobave të palara dhe të marrësh ushqimet me lehtësi” ishte një prej komenteve të shumta. /Telegrafi/