Telegrafi

Improvizimet për ‘kursimin e parave dhe kohës’, që nuk iu rekomandohet t’i provoni ndonjëherë (Foto)

Shumica e njerëzve e kanë prioritet që të kursejnë para dhe të mos kalojnë kohën kot, por jo me çdo kusht.

Disa prej improvizimeve që mund t’i shihni më poshtë, tregojnë se jo çdo herë mund të krijojmë zgjidhje vet – pasi, mund të shkaktojmë më shumë dëme se dobi, transmeton Telegrafi.

Në këto imazhe, shfaqet forma se si disa provuan të udhëtojnë, përgatisin ushqim apo të zbaviten, duke rrezikuar të lëndohen keq.

Dikush ka vënë copëza druri, mbi një stufë të vogël gazi, mbase për të parë si duket një zjarr sikur i oxhakut. Të tjerë kanë përdorur pajisjet e përditshme, për të kryer disa detyra specifike, por me përfundime shumë negative.

Shembujt e tmerrshëm që mund t’i shihni më poshtë, sigurohuni që kurrë nuk do t’i provoni, por vetëm mund të qeshni me to. /Telegrafi/