Nesër dhe të martën do të ketë informacion më të qartë se si do të llogaritet taksa e mjeteve motorike dhe sa do të ndikojë në çmimin e tyre, transmeton Faktor.mk.
Sipas informacioneve, janë përfshirë disa propozime dhe nesër në ambientet e Ministrisë së Financave përfaqësuesit e të gjitha odave të importuesve të makinave do të ulen në një tryezë të përbashkët, ndërsa vendimi do të merret të martën në seancën e Qeverisë.
Në fakt bëhet fjalë për ndryshimin dhe plotësimin e dekretit për mënyrën e llogaritjes së taksës për mjetet motorike. Kjo, nga ana tjetër, rezultoi nga një projekt me Bankën Botërore për përmirësimin e taksimit të mjeteve motorike, për të cilën Ministria e Financave dhe Drejtoria e Doganës kanë përgatitur një Dekret, i cili tashmë është parë nga disa nga palë.
Një pjesë e mediave raportojnë se nëse deri më tani nuk paguhej taksë për një automjet deri në 10 mijë euro, tani ajo do të jetë një për qind dhe tarifa do të dyfishohet për ato mjete që ndotin më shumë.