Telegrafi

Implikimi i ushtrisë, akt i paprecedentë

Majko u tha gazetarëve se kryeministri po përpiqet të manipulojë të vërtetën e demonstratës së përgjakshme të 21 janarit dhe se kërkon të implikojë edhe institucione të tjera, siç janë Forcat e Armatosura.

Ai theksoi se Forcat e Armatosura janë sektor me të cilin komunikon presidenti i vendit dhe jo kryeministri dhe nënvizoi se nuk ka vend për masa për grusht shteti.

Majko tha se “ecja me logjikën se në Shqipëri ka ndodhur një grusht shteti duhet të bëjë të reflektojë çdo mendje të ftohtë”.

“Implikimi i ushtrisë është një akt i paprecedentë. Nëse do të kishim puç shteti kryeministri duhet të kërkonte mbledhjen e Këshillit Sigurimit. Kryeministri po implikon institucionet e Sigurisë Kombëtare në një histori të pa qenë”, tha Majko. /Telegrafi/