Iniciativa e LSDM-së për përgjegjësi ndaj vendimit për falje të kryetarit Gjorgje Ivanov futet në procedurë parlamentare. Goran Sugarevski nga LSDM shpreson se në seancë parlamentare iniciativa do të diskutohet këtë javë, njofton Telegrafi Maqedoni.
Iniciativa e LSDM-së deri tani është mbështetur nga 50 deputet dhe është e mjaftueshme që të futet në procedurë parlamentare. Për të vendosur rreth kësaj çështje LSDM-së i duhen edhe 32 vota në parlament.
Parlamenti duhet të vendos për shkarkimin e kryetarit të Maqedonisë për 7 ditë./Telegrafi/