Site icon Telegrafi

Immobile me supergol dyfishon epërsinë e Lazios ndaj Milanit (Video)

Lazio ka shënuar edhe golin e dytë në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë të kampionatit italian, Serie A, ndaj Milanit.

Është përsëri sulmuesi italian Ciro Immobile, i cili ka shënuar golin e dytë personal për 2-0.

Goli i dytë i Immobiles dhe Lazios erdhi në minutën e 42 të ndeshjes.

Ky gol u asistua nga anësori boshnjak, Senad Lulic. /Telegrafi/

Exit mobile version