Telegrafi

Immobile për Ronaldon: Falënderoj Zotin që më herët u shpalla top golashënues

Sulmuesi i Lazios, Ciro Immobile, është shprehur fatlum që ka arritur të shpallet top golashënues para se Cristiano Ronaldo të transferohet në Itali.

Immobile u shpall sezonin e kaluar top golashënues pas një sezoni të shkëlqyer me Lazion.

Dhe, pas transferimit të Ronaldos në Serie A, shumë besojnë se portugezi do të vazhdojë zakonin e tij që të shpallet top golashënues.

“Kur ai erdhi dhe nënshkroi me Juventusin mendova thjesht: Faleminderit Zot që ja dola në kohë të shpallem top golashënues”.

“Do të jetë e vështirë të përballemi me të, si në fushë ashtu edhe në listën e realizatorve. Ai do ta bëj këtë edhe në Itali”, deklaroi Immobile.

Ciro Immobile shtoi se ai është i fokusuar edhe në kombëtaren italiane, ku ka thënë se ka përkrahjen e plotë të trajnerit Roberto Mancini. /Telegrafi/