Telegrafi

Immobile në shënjestër të Newcastle, pronarët potencialë me ofertë të madhe

Ciro Immobile (Foto: Marco Rosi - SS Lazio/Getty Images/Guliver)

Newcastle United është duke u përgatitur të shpenzojë një total prej 135 milionë eurosh për sulmuesin e Lazios, Ciro Immobile.

‘Saudi Public Investment Fund’ është duke përgatitur një ofertë të majme për italianin, i cili i ka shënuar 27 gola në 26 paraqitje këtë edicion në Serie A – njofton La Gazzetta dello Sport.

Kontrata e Immobile me Lazion skadon në qershor të vitit 2023, por raportimet në mediat italiane thonë se ai nuk planifikon ta zgjatë qëndrimin në Stadio Olimpico.

(Foto: Marco Rosi – SS Lazio/Getty Images/Guliver)

Pasanikët arabë janë duke pritur miratimin e Ligës Premier që ta blejnë klubin e Newcastle, ndërsa thuhet se ata tashmë kanë kontaktuar me përfaqësuesit e futbollistit italian.

Lexo po ashtu Lufta për “Këpucën e Artë” pritet të jetë më interesant pas rikthimit – Immobile, Ronaldo e Messi në ndjekje të Lewandowskit

Immobiles do t’i ofrohet kontratë pesëvjeçare me pagë neto prej tetë milionë eurosh, ndërsa Lazio do të përfitojë 55 milionë euro nga shitja e tij. /Telegrafi/