Newcastle United është duke u përgatitur të shpenzojë një total prej 135 milionë eurosh për sulmuesin e Lazios, Ciro Immobile.
‘Saudi Public Investment Fund’ është duke përgatitur një ofertë të majme për italianin, i cili i ka shënuar 27 gola në 26 paraqitje këtë edicion në Serie A – njofton La Gazzetta dello Sport.
Kontrata e Immobile me Lazion skadon në qershor të vitit 2023, por raportimet në mediat italiane thonë se ai nuk planifikon ta zgjatë qëndrimin në Stadio Olimpico.
Pasanikët arabë janë duke pritur miratimin e Ligës Premier që ta blejnë klubin e Newcastle, ndërsa thuhet se ata tashmë kanë kontaktuar me përfaqësuesit e futbollistit italian.
Immobiles do t’i ofrohet kontratë pesëvjeçare me pagë neto prej tetë milionë eurosh, ndërsa Lazio do të përfitojë 55 milionë euro nga shitja e tij. /Telegrafi/