Lazio e ka një ndeshje ‘finale’ kundër Interit, ndërsa është duke e ndjerë mungesën e Ciro Immobiles.
Ndeshja që vlen kualifikimin në Ligën e Kampionëve do të zhvillohet të dielën.
Immobile ka qenë jashtë fushave shkaku i një lëndimi që nga ndeshja me Torinon me 29 prill.
Megjithatë, Premium Sport pretendon se lëndimi nuk është aq i rëndë.
Sipas tyre ai mund të shtrëngojë dhëmbët dhe të luajë në ndeshjen vendimtare.
Lazio ka tri pikë më shumë se Nerazzurët para ndeshjes së fundit.
Interi duhet ta fitojë takimi që të shkojë në Ligën e Kampionëve.
Immobile ka shënuar 29 gola këtë edicion dhe është lider në listën e realizatorëve. /Telegrafi/